Shpallje

Drejtuesi i Lëvizjes FOL,Petrit Zogaj, ka komentuar sloganin e ri të Partisë Demokratike të Kosovës që u prezantua sot nga kreu i kësaj partie gjatë një tubimi me të rinjtë.

Zogaj i cili njëherit është edhe analist dhe njohës shumë i mirë i rrethanave politike në vend, ka thënë se sa herë që PDK-ja po i ndërron sloganet, po humbin edhe pushtet njëkohësisht, shkruan Periskopi.

Ai ka thënë se nëse PDK-ja vazhdon të qëndroj në pushtet edhe për dhjetë vjet, Kosovën do të mund ta shndërrojnë në kartel ndëkombëtar të krimit.

Shkrimi i plotë i Zogajt:

Po me pëlqen ‘kreativiteti’ i PDK-se 😛 Gjithmonë lidhen me te rejën diçka. Sa me kreativ’ po bëhen ne sloganet e tyre, aq me shume pushtet po humbin, ani pse besoj qe kane shume pushtet edhe ashtu.

Shembull, kur Thaci filloi me Misionin e Ri (2014) i dha kryeministrin dhe gjysme e qeverise LDK-se, kur Veseli kishte slloganin Fillimi i Ri (2017) humbi KM, me shume se gjysmën e qeverise dhe po ashtu 1 te 3-en e deputeteve. Tash me ketë Dekadën e Re me gjase do te humbet edhe kryetarin e Kuvendit dhe zbret ne partine e trete opozitare 🙂

Megjithatë, ka bere shume, veç imagjinojeni sa munden me be po te jene edhe një dekade ne pushtet, psh, munden me e shndërru Kosovën ne dege te ndonjë kartelit ndërkombëtar te krimit e korrupsionit.
/DardaniaPost