Shpallje

Zyrtarët e BE-së kanë bërë padrejtësi karshi Kosovës në lidhje me një nga dy kushtet që kanë vendosur për liberalizimin, por ata e thonë të vërtetën sa herë që shprehen rreth këtyre kushteve. Ata thonë se ka dy kushte që duhet të plotësohen, e ato janë luftimi i korrupcionit, me prova për gjykime dhe dënime të zyrtarëve të lartë që janë korruptuar, dhe demarkacioni i kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

Në anën tjetër disa media, analistë dhe politikanët e pushtetit në Kosovë tentojnë të keqinformojnë dhe mashtrojnë qytetarët duke e përsëritur parreshtur se kinse liberalizimi i vizave ndodh kur votohet demarkacioni me Malin e Zi, gjë që nuk përket me realitetin.

Video e përgatitur nga Gazeta Ora hedh dritë mbi atë çka po ndodh për këtë temë/GazetaOra.com