Shpallje

Zbuloni nëse kanë ndonjë model për çdo konflikt që ndizet, vendosni rregulla të qarta për të reduktuar konfliktet dhe lërini ata që t’i zgjidhin vetë mosmarrëveshjet e vogla

Mund të jetë pjesë e karakterit të tyre që të shkojnë mire, por në të kundërt, prindërve u soset durimi. Përpiquni të identifikoni shkëndijat e konflikteve. A kanë ndonjë model kur argumentojnë? A ka lidhje loja me vëmendjen tuaj? Të gjitha këto? Mbani një ditar për një javë ose dy për t’ju ndihmuar të identifikoni modelet.

Vendosni rregulla të qarta për çështjet e pakënaqësive. Nëse bëhet fjalë për përdorimin e trampolines, kush e ka radhën të luajë në tastierë ose kush do ta marrë porosinë, rregullat e qarta do ta zbusin konfliktin. Shkruajini ato. Merni masa ndëshkimore për mosrespektimin e rregullave – si për shembull, herën tjetër askush nuk do të luajë.

Përpiquni të mos i ndërmjetësoni menjëherë sepse është shumë mirë për ta të mësojnë të zgjidhin zënkat e vogla. Në qoftë se do të përfshihesh, mund t’i pyesësh “Si mund ta zgjidhni këtë?”, dhe përpiquni t’i inkurajoni fëmijët tuaj që ta zgjidhin mes njëri tjetrit.

Bëni kujdes me etiketimin dhe krahasimet. Është disi e natyrshme t’i krahasosh fëmijët, por mos i lini ta kuptojnë. Nëse ju quani një fëmijë të zgjuar / sportiv / më pak sportiv / të turpshëm / të sigurt, mund të dëmtojë besimin e fëmijëve të tjerë. Realizoni disa aktivitete me interesa të përbashkëta që fëmijët tuaj të lidhen me njëri tjetrin.

Jini realist – zënkat apo fyerjet janë pjesë e rritjes mes vëllezërve dhe motrave. Ata nuk mund të jenë shokë të mirë gjatë gjithë kohës. Mos u dëshpëroni, miq më të mirë janë bërë ata fëmijë që janë zënë më shumë.

Përktheu për Radio Kontakt
Irena Sedja