Shpallje

Mjafton që pak të reshura të shiut t’i bllokojnë rrugët në Prishtinë, e institucionet përgjegjëse nuk po e shohin si problem të madh pasi nuk ka që kanë ofruar ndonjë zgjidhje deri tash.

Sonte në rrjetet sociale ka pasur shumë fotografi, video të publikuara nga qytetarët e Prishtinës, ku shprehen të revoltuar me gjendjen e rrugëve në kryeqytet.

Një ndër ta është edhe Albert Heta, i cili me postimin e një video në Facebook tregon se si të reshurat e shiut dhe mos funksionimin i semaforëve te ‘Katedralja’ ka krijuar kaos në rrugë.

Një qytetar ka luajtur rolin e policit të trafikut duke tentuar ta rregulloj komunikacionin, pasi policia nuk ishte prezentë për të kryer punën e tyre.

Heta ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj që të shkarkojë zyrtarët përgjegjës për mos menaxhimin e mirë në momente të jashtëzakonshme.

“Ministri Flamur Sefaj duhet me u siguru qe kjo qe ka ndodhe sot ne Prishtine mos me ndodhe kurre me. Policia duhet me qene ne vendin e ngjarjes dhe ne detyre kur semaforat nuk punojne, sidomos ne keto kushte atmosferike. Nuk munden qytetaret si menjehere pas luftes me kry detyren e Policise. Une sonte e kisha shkarku ate zyrtar pergjegjes sipas hierarkise komanduese. Edhe, secili udhekryq duhet ne monitorohet me kamera edhe per shkaqet e sigurise se pergjithshme por edhe per raste si kjo qe ka ndodhe sonte”, ka shkruar ai në Facebook./GazetaObserver