Shpallje

Përkundër zhurmës së madhe që u bë pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit nga Lëvizja Vetëvendosje, kryetari i kësaj partie po vazhdon agjendën e tij, pa u brengosur shumë për ikjen e Ahmetit.

Kurti nuk është deklaruar personalisht për largimin e Shpend Ahmetit, përveq njoftimit zyrtarë që partia ka publikuar.

E sot Kurti ka vazhduar në të zakonshmen agjendën e tij, ai është takuar me drejtorin për Evropë të Fondacionit Westminster për Demokraci George Kunnath.

Sipas njoftitmit të VV ata kanë biseduar për gjendjen ekonomike në vend.

“Kurti e njoftoi z. Kunnath për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në vend dhe theksoi se Kosovës i duhet një shtet zhvillimor për të ecur drejt integrimeve evropiane dhe mirëqenie shoqërore.

Në takim u bisedua për vazhdimin e realizimit të projekteve të filluar më herët në mes të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Fondacionit Westminster për Demokraci. Vëmendje e veçantë iu kushtua propozimeve të projekteve të radhës që do të fillojnë të realizohen në të ardhmen përmes të cilave do të thellohet bashkëpunimi në mes të Partisë Laburiste në Britani të Madhe dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE!” thuhet ndër të tjera në njoftimin e VV-së.