Shpallje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se ndikimi rus ka prekur kryeministrin e vendit, Edi Rama.

Basha tha sonte në studion e emisionit Opinion, se kryeministri Rama ka zhvilluar një takim publik me kompaninë ruse të naftës Gunvor, konkretisht themeluesin e kësaj kompanie Genadi Timcenko.

Kreu i PD-së, deklaroi se Timcenko është në listën e zezë të autoriteteve amerikane.

“Në tetor 2016 ka takuar kompaninë ruse të naftës Gunvor, të Genadi Timcenku, që është në listën e zezë të amerikanëve për shkelje të sanksioneve në Ukrainë. Do ti lidhje me rusët?”.

“E ka bërë dhe publike, përvec në mënyrë publke e ka takuar edhe jashtë zyrës, heto pak lidhjet ruse që ka Rama me kopaninë turke që ka caktuar për të ndërtuar aeroportin e Vlorës. Shiko pak lidhjen e Ramës me Vucic që blen armë në Rusi. Shiko pak tezat për shkëmbimbet e territoreve”.