Shpallje

Ndryshe nga babai i kryeministrit Ramush Haradinaj, Ilmiu, i cili pronat familjare ua ka ndarë vetëm djemve, babai i Presidentit të Kosovës, babai i Hashim Thaçit, Haxhiu, ka ndarë pronat proporcionalisht mes djemve dhe vajzave të tij.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë presidenti Thaçi, nëpërmjet Facebook-ut.

Publikimi i çështjeve pronësore familjare bëhet me shkas, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, për të sensibilizuar opinionin në të drejtën pronësore të grave, shkruan Periskopi.

“Jam i lumtur me vendimin e prindërve të mi që në ndarjen e pronave të familjes, sado modeste që janë, t’i përfshijnë njësoj edhe bijat edhe bijtë e tyre, motrat dhe vëllezërit e mi. U jam mirënjohës përjetë prindërve të mi”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Por, kryeministri Haradinaj në një tryezë të mbajtur sot për të drejtat e grave, ka thënë se babai i tij pasurinë ua ka ndarë vetëm djeme, duke thënë se kjo është një gjë e gabuar.