Shpallje

Shkruan: Marjon Gorica

Të veprojnë institucionet, askush nuk mund ta cënoj lirinë e medias! Ja me cfarë jam përballur sot

Po na bëjnë presione cdo ditë, mos harroni media nuk është band kriminale.

Një telefonat nga një numër i panjohur ka mbërritur në celularin tim ditën e sotme. Numri që unë përdor është i portalit të cilit drejtoj ‘rehatfare.al’. Një person për të cilin nuk kisha dëgjuar kurrë më parë më flet në emër dhe mbiemër.

Mendoja se ishte ndonjë përfaqësues nga kompanitë bashkëpunuese dhe normalisht me mirësjellje vazhdova komunikimin me të. Por nuk ishte kështu. Ishte një person që nuk kisha dijeni se ekzistonte. Një lajm i bërë publik nga stafi i portalit të cilin unë drejtoj disa kohë më parë cënonte ‘interesat’ e personit në fjalë.

Nuk dua ta përmënd as cështjen pasi as kjo nuk më intereson. Por më habit fakti sesi funksionon media në raport me një grup njerëzish në këtë vend.

Ai lajm ishte referuar në bazë të burimeve nga policia, ashtu sic e kanë dhënë dhe shumë media të tjera.

Më preku fakti sesi një person denjon të të telefonoj e të kërkoi ti heqësh lajmin, atë lajm që ku nuk qenka. Nuk e kuptoj sesi një person të merr në telefon, duke të përmendur dhe origjinën, moshën apo gjëra të tjera personale…

Po cfarë janë këta more? Ku kujtojnë se janë? Këta s’janë njerëz, këtyre as kafsh nuk ju thua dot, pasi ofendon këto të fundit.

Të kërcënosh në mënyrë të drejtpërdrejt apo tërthorazi lirin e medias, të fjalës, të shtypit, të drejtjat e individit është shkelje dhe procedohet penalisht.

Por këtu nuk ka sistem drejtësie dhe ai ka vdekur e ka marr fund!

Nuk kam asgjë personale me individin në fjalë, por e kam me fenomenin. Nuk është rasti i parë dhe e di që nuk do të jetë as i fundit për mua dhe kolegët e mi.

Dicka të fundit kisha për të gjithë ju tipa të ktillë lloji: Përse nuk veproni kështu me politikanët?

Po ju vjedhin, po ju telendisin, po ju vrasin, po tallen me ju…dhe ju prap heshtni.

Këto situata janë rasti më i mirë për të parë se ku arrin gjakftohtësia, mbi të gjitha shtysa më e madhe për të vazhduar një mision nga i cili vetëm i madhi Zot mund të më detyroj të lagohem.