Shpallje

Demarkacioni mund të jetë një hap më afer Liberalizimit të vizave, por si një ndër kushtet kryesore që fare nuk është punuar në atë drejtim është lufta kundër korrupcionit.

Për luftimin e korrupcionit është shprehur Andrew Russell, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së dhe njëherësh koordinator zhvillimor i OKB-së në Kosovë. Ai për Gazetën Zëri ka thënë se nëse nuk ndodh luftimi i korrupsionit në Kosovë, atëherë edhe pas dy apo tre vjetëve do të flasim për liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian (BE).

Me këtë porosi Rusell ka thënë të luftohet korrupcioni ose në të kundërtën nuk ka liberalizim të vizave derisa kjo të ndodh.

E të ndodh kjo pushtetarët duhet të fillojnë luftojnë vetveten!/GazetaOra.com