Shpallje

Edhepse thuhet që ministri që vjen nga PDK në qeverinë e Kosovës Uran Ismaili ka te kryer masterin ne Harvard, dhe thuhet se është i lindur dhe i rritur në Prishtinë, kultura e tij sikurse shihet në transmetimet nga salla e Kuvendit lë për të dëshiruar.

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Kosovës, në karriget e rezervuara për uljen e qeveritarëve, ishin 16 karrige të lira, ndërsa ministri i Shëndetsisë Uran Ismaili gjeti të ulet në një karrige që shihet derisa flet ndonje qeveritar apo deputet.

Këmbët e Uran Ismailit, herë në të majtë e herë në të djathtë dhe ka raste edhe të zgjëruara shihen non-stop derisa dikush i drejtohet Kuvendit nga foltorja.

Në foton e këtij artikulli shihet që edhe Kryeministri Ramush Haradinaj e ka hetuar këtë sjellje të shthurrur të psikologut të diplomuar dhe e shikon disa herë derisa i drejtohet Kuvendit.

16 karrige të zbrazëta dhe Uran Ismaili gjeti të ulet mu aty ku do t’i shihen këmbët non-stop në transmetim të drejtpërdrejt të seancës.