Shpallje

Lëvizja VETËVENDOSJE! është akuzuar e vazhdon të akuzohet vetëm nga që thotë të vërtetën, të cilën nuk dëshiron ta dëgjojë as regjimi as disa qytetarë, që nën ndikiminin e propagandës së regjimit, nuk duan të përballen me këtë të vërtetë.

Sot Lëvizja po akuzohet vetëm nga që po përsërit të vërtetën mbi liberalizimin e vizave, të vërtetën që ka dalë nga goja e zyrtarëve të lartë të BE-së, të cilët e kanë shënuar edhe me shkrim: nuk ka liberalizim vizash pa dhënë dëshmi konkrete për luftën kundër korrupsionit.

Lufta kundër korrupsionit ka dështuar në mënyrë spektakolare në Kosovë, edhe sipas raportit të fundit zyrtar që qeveria po e mban të fshehur. Nuk ka se si të mos dështojë në Kosovë lufta kundër korrupsionit, kur në pushtet është regjimi që është ngritur e sundon përmes korrupsionit, regjim i cili vazhdon të ushqejë te qytetarët idenë manipuluese se po të falim territor BE-ja e “harron” korrupsionin e tyre.

Përballë të vërtetës secili ka dy mundësi: t’ia ushqejë vetes iluzionin e mosekzistencës së saj, ose ta pranojë e të përballet me të. Kur dikush është i manipuluar nga propaganda e regjimit, është normale që në momentin e parë të nxhehet kur ballafaqohet me të vërtetën.

Ama, pas tronditjes së parë në ballafaqim me të vërtetën, në momentin e dytë kupton se nuk mund të nxehet me ata që i kanë hapur sytë, por me ata që insistojnë që t’i mbajnë të mbyllur. Kështu është shprehur në profilin e tij në Facebook Sekretari për Marrëdhënje me jashtë i Lëvizjes Vetëvendosje Boiken Abazi.