Shpallje

Ratifikimi i ‘Demarkacionit’ të Mehës me Malin e Zi është legjitimim i tradhtisë së Thaçit. Pasnesër ai i ratifikuar shkon në Bruksel për ta vazhduar ‘Zajednicën’ me Vuçiqin.

Ky regjim dëshiron t’i thotë Malit të Zi, Serbisë dhe ndërkombëtarëve se Isa Mustafa nuk ua kryen ‘Demarkacionin’, është Ramush Haradinaj ai që fal tokë të Kosovës; dhe, Isa Mustafa nuk ua kryen ‘Zajednicën’, është Hashim Thaçi ai që fal shtet të Kosovës. Janë të gjithë bashkë në dëmtimin e Kosovës.

Janë secili të ndarë në garën e efikasitetit për dëmtimin e Kosovës. Serviliteti ndaj burokratëve ndërkombëtarë është bërë servilitet ndaj fqinjëve hegjemonë. Sepse, stabiliteti (në kurriz të drejtësisë) në Kosovë është veçse në funksion të stabilitetit rajonal (në kurriz të Kosovës).

Ndërkohë, qytetarëve tonë ua premtojnë heqjen e vizave pikërisht kriminelët që nuk duan të hiqen nga pushteti në Kosovë, e të cilëve u mbetet edhe një kusht i BE-së mandej: ta luftojnë vetveten. Kështu është shprehur në Facebook Kryetari i Lëvizjes Vetëvenddosje Albin Kurti.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz