Shpallje

Besohet që “telefon i sigurtë nuk ekziston.

Për vite me rradhë Apple ka qenë krenare të theksojë fokusin e saj në sigurinë e të dhënave të përdoruesve.

Enkriptimi mbron të dhënat në telefonin tuaj për aq kohë sa ju mbroni atë me një kod, një pin, një gisht apo një fytyrë.

Askush nuk mund të hyjë në gjërat që keni në telefonin tuaj pa një kod, kështu që FBI në vitin 2016 u përpoq ta detyronte Apple të bënte një “derë të fshehtë” në mënyrë që të mund ta ‘hakonte’ telefonin me interes.

FBI ishte në fund të këtij qëllimi kur kuptoi se mund të përdorë shërbimet e palëve të treta për të hyrë në pajisjet iPhone të mbrojtura me fjalëkalim.

Me fjalë të tjera, dikush kishte gjetur mundësinë e hyrjes në iPhone edhe nëse është i mbyllur me fjalëkalim, etj.

Foto: Pixabay.com

Dy vjet më vonë, thuhet që ajo derë ekziston dhe mund të hapin çdo iPhone.

Dhe e tërë kjo duke i falenderuar një pajisjeje katrore që mund të dekripton çdo telefon të Apple. Emri i kësaj pajisjeje është GreyKey dhe posedon dy “lightning” kabllo.

Dy telefona të Apple mund të qëndrojnë të lidhur në këtë pajisje për dy minuta. Pastaj çkyqen nga pajisja dhe dekriptimi fillon.

E tëra ndodh në telefon pasi që pajisja kuti GreyKey fut në telefon software-in që e jailbreak çdo telefon të Apple dhe me dhunë zhduk çdo fjalëkalim ose qasje tjetër hyrëse, shkruan Telegraf, transmeton GazetaOra.com

Pas një kohe telefoni shfaqet me ekran të zi, dhe mëpastaj del shifra me të cilën duhet të hapet telefoni

Foto: Pixabay.com

Kur gjendet shifra, krejt çka ka në telefon futet ne GrayKey pajisje.

Pajisja GreyKey është në dy modele: njëra që është e lidhur me geolocation e që kushton 15.000 dollarë amerikan, dhe tjetra që është mobile e që kushton 30.000 dollarë amerikanë.