Shpallje

Modeli nga Peja Liridon Selmanaj ka filluar me këtë profesion që kur ishte 15 vjeëar.

Liridoni gjatë përvojës së tij gjashtë vjeçare ka arritur të marrë çmime të ndryshme.

Në vitin 2017 Liridoni ka hapur agjencionin e tij “LS Fashion”, dhe deri tani ka organizuar dy spektakle, “Miss Quuen – Mister King” dhe “Miss-Mister Fashion Kosova”. Liridoni me agjencionin e tij LS Fashion tani është në përgaditje të spektaklit “Miss-Mister Klina”.

Liridoni thotë që ka shumë sukses deri më tani me modelizëm dhe me agjencionin LS Fashion, e poashtu thotë që në të ardhmen e afërt do të ketë befasi të ndryshme të organizuara nga Liridon Selmanaj me LS Fashion.

Përveq modelëve të tjerë, në LS Fashion janë edhe modelët që profesionin e kanë filluar në LS Fashion, e që mund t’i shihni edhe fotografitë mëposhtë të vëlla e motër Xheneta dhe Mic Sokol Peqani.

Në LS Fashion është edhe modelja me bukuri të rrallë Lauresa Shala që do të marrë pjesë në Miss International 2018./GazetaOra.com