Shpallje

Xhepi është vendi më i keq që të mbahet telefonin, dhe prap këtë e bëni shumë shpesh.

Përveç kësaj, është shumë lehtë për t’u thyer, dhe vazhdimisht emeton rrezatim e ngrohje. Kjo nuk është mirë as për testikujt (koqet), sepse mund të mbeteni steril (të mos mund të keni spermë që e lë gruan shtatzënë).

1. Mund të ju sjell problem me shpinën

Foto: Profimedia, Panthermedia

Njohësit mjeksorë thonë se ka shumë ankesa në rritje të pacientëve që ankohen në dhimbjen e pjesës së poshtme të shpinës (menjëherë mbi vithe), e që dhimbja mëpastaj vërrehet të shkoj edhe poshtë në këmbë. Mendohet që arsyeja e vetma për këtë dhimbje është pasi që këta pacientë mbajnë telefonin në xhepat prapa.

Potenciali i dëmtimit të mbajtjes së telefonit në xhepat prapa është i qartë.

Shtypja e çdo lloj objekti të ngurtë me pjesën e përparme (vithet) – që është pjesë e nervave skiatike – është një ide e keqe, thotë neurologu Orli Avencarik.

Këtë problem e sjell edhe bartja e kuletës (badifokës) në xhepat prapa.

2. Shansë më e madhe të theni telefonin

Edhe përpara edhe prapa në xhepa, telefoni është në rrezik të thehet, ose gjatë lëvizjeve ditore mund edhe të shtrembërohet.

3. Mund të ndodhin probleme serioze për shëndetin kur telefoni është shumë afër lëkurës dhe trupit, të shumtën e kohës.

Kur pronarët e iPhone 5 e hetuan që po e dredhojnë telefonin duke e mbajtur nëpër xhepa, shumicës prej tyre ju ka ndodhur të lexojnë udhëzimin e Apple që telefoni duhet të jetë larg trupit së paku 10 milimetra (1 centimetër).

Por kjo nukë është e tëra, sepse në vitin 2014 është zbuluar se mbajtja e telefonit në xhepin e përparmë mund të zvogloj numrin e spermatozoidëve tek meshkujt sepse radiacioni rritet në momentet kur valët janë të dobëta, dhe se telefoni provon gjithnjë të lidhet në ndonjë përçues më të fortë.

4. Mund të digjeni

Foto: pixabay.com

Edhepse kjo mund të ju tingëlloj si shaka, është shënuar një rast me një adoleshente e cila ka marrë djegje të shkallës së dytë dhe të tretë pasi që telefoni i saj është djegur në xhepin e pantollave derisa ajo shkonte në shkollë.

E njejta i ka ndodhur edhe një adoleshenteje tjetër që ka pas telefonin në xhepin e saj prapa.

Telefonit i duhet ajri sepse ka shumë copëza të fuqishme teknologjike që gjithnjë janë në punë e sipër derisa telefoni është i ndezur dhe kështu telefoni krijon nxehtësi.

Nëse telefoni nuk është duke pranuar ajrin i cil i do të ftofte, mund të vij deri te prishja e telefonit apo ndezja/kallja e tij.

5. Mënyrat tjera si mund të dëmtoni telefonin tuaj

Nëse në xhepin ku e keni telefonin, keni edhe çelsa apo para të imëta, shumë lehtë mund të dëmtoni cipën e jashtme të telefonit. Dëmtimin e telefonit mund ta bëj edhe djersitja (gjatë verës) e cila mund të lag xhepat dhe të bëj dëmtime shtesë, shkruan Telegraf, përcjell GazetaOra.com