24 Mars 1999 Dita e Veprimit kundër sistemit fatkeq jugosllav-serbo-rusë

Shkruan: Hyzri Salihu

Kombi shqiptar është krenar që ka lidhje shumë te ngushtë me Aleancën më të madhe politike dhe ushtarake që udhëhiqet nga Shtete e Bashkuara të Amerikës.Kjo lidhje mund të themi se është me vitet e vite,mërgimtaret shqiptar që jetojnë në shtete demoktatike të botës kanë vepruar me gjithë potencialin e tyre që të ketë Nato vëmendjen në Ballkan . – Pra kujtojmë me krenari duke i pasur parasysh lidhjet historike dhe kontributet administrates amerikane në momentet më të kërkuara lidhur me çështjen e popullit shqiptar prej fillimit të shekullit XX,si dhe besueshmërisë dhe autoritet që ka pasur mërgata shqiptare në SHBA.

– Gjenerali Wesley K,Clark është njeriu që kombi shqiptar do ta respektoj përjetë që zbatojë urdhrin për të bombarduar sllavo-serbet ,dhe për te parandaluar gjenocidin ndaj popullit shqiptar në Kosove. Me këtë kthesë shqiptarët e dëshmuan historikisht besimi dhe vëmendja e tyre kah Perëndimi ishte e sigurtë dhe e kohës, akti i kësaj date të rendësishme për mbarë-shqiptarët dëshmon të drejtën e tyre historike që e ka përcjellur fati me shekuj. – Bota filloi të dëshmojë vëmendjen ndaj vetë qenies politike dhe kombtare ndaj shqiptarve,filloi e drejta dhe Liria të ketë kuptim në një tjetër dimension më njerëzor.

Duke e potencuar se qeveria e Milosheviqit e kishte suspenduar autonominë e Kosovës në vitin 1989,dhe prej asaj kohe shqiptarët janë përpjekur që të gjitha çështjet dhe problemet t’i zgjidhin me dialog,por një gjë e tillë ka qenë e kotë,për këtë më së miri u bindën edhe përfaqësuesit e NATO-s,të cilët zhvilluan bisedime me regjimin e Beogradit gjatë një viti,por nuk u arrit asnjëfarë suksesi, përveç gënjeshtrave dhe fitimit në kohë të qeverisë Sërbe për pregaditjen e gjenocidit .

Kombi shqiptar duhet të rrisë nivelin politik dhe ushtarak për tu futur nën obrellën e Natos dhe të jetë pjesë e Sigurisë Botërore.

– Nato duhet të vë, ne mbrojtje kombin shqiptar dhe rusëve të i’u ndërprejë çdo kuminikim në Ballkan .Shqiperia Etnike do ketë pranë Armaten Kombëtare Shqiptare e cila në momentin e Sigurimit te shqiperis etnike do të jetë pjesë e Natos.

Gjithmonë duke koontribuar paqes dhe lirisë botërore ,populli shqiptar e ka përcjellur vijen e drejtë dhe rrugën drejtë saj duke u përpjekur me të gjitha format demokratike dhe të ligjëshme që i japin vetë kuptim Rendit të ri botnor.

Hyzri Salihu
Kordinator i pergjithshem i FBKSH-së
Ferizaj- Shqiperi Etnike
24.03.2018
(rikujtim 23.03.2017)