Myslim Pashaj
Shpallje

Nga: Boiken Abazi

Profesori Myslim Pashaj, me këtë deklaratë kundër tradhtisë ndaj vendit – Demarkacionit që kaloi Kuvendi i Kosovës – vazhdon të jetë konsistent në mbrojtjen e kufijve shqiptarë. Uroj të shtohen radhët e intelektualëve të tillë atdhedashës që nuk heshtin para padrejtësisë pavarësisht se kush i përshëndet ato. Ja deklarata e tij e plotë:

Disa ditё mё parё pamё skenёn tymuese nё Parlamentin e Kosovёs dhe tё fundmin demonstrim anti Demarkacion. Dhe Kosova mori votimin pushtues tё 8200 ha hapёsirё tё Kosovёs qё iu dhanё Malit tё Zi sepse vlerё mё tё madhe ishin VIZAT !
E rёndё!

Jo mё shumё se njё orё pas kёsaj ndoqa opinionin e mbrapshtё tё Baton Haxhiut me kryecinizmin e tij tё dukshёm dhe shfaqjen e dhёmbit tё tij tё fshehtё plothelm qё e kishte pёrgatitur qysh mё parё pёr ligjёrimin viziv nё mediumin e Klanit:

“ Mёkati i Komisionit Bulliqi e Florim…mёkat ndaj qytetarёve tё Kosovёs!” Ishte dhёmbi i Luçiferrit kundёr dy gjeohartografёve te shquar tё Kosovёs, nё mё shumё se sa 100 kumtime, 200 harta e skica, krahasime e qasje pёr sqarimin e veprёs mbrojtёse pёr Gjeohapёsirёs sё Kosovёs sё prerё…

A ka sy e faqe Baton Haxhiu ! ?