Shpallje

Trojet shqiptare dihet prej së kaluarës që kanë pasur natalitetin më të lartë në rajon dhe më gjërë. Familjet shqiptare kanë ditur të kenë nga shtatë fëmijë e më shumë. Kjo rritje, mëparë, në disa raste është stimuluar edhe institucionalisht.

Por kohët e fundit shohim një realitet të ri. Nataliteti më i rritur ka qenë në pjesët rurale të trojeve shqiptare, kurse tani ajo popullësi është e dendur në zonat urbane ku kanë reduktuar dukshëm lindjen e fëmijëve. Gjithashtu popullsia e pjesëve rurale kanë migruar shumë në Evropën përëndimore dhe më tutje.

Është normale tani që një çift bashkëshortor të ketë dy, eventualisht tre fëmijë, kurse në shumë raste familjeve shqiptare ua “zë” udhën karriera, dhe as që krijojnë pasardhës por marrin një qen apo kafshë tjetër dhe jetojnë së bashku në banesat e tyre.

Sipas gazetarit të mirënjohur nga Televizioni KTV, Mefail Bejçinovci, i cili është shprehur në një status përmes profilit të tij në Facebook, thotë se është duke u zvogluar numri i filloristëve në Kosovë.

35.920 nxënës janë regjistruar në klasën e parë në vitin 2008, ndërsa 28.000 nxënës janë regjistruar në klasën e parë në vitin 2017.

Brenda këtyre 9 viteve ka rënie prej 22% të nxënësve që ulen për herë të parë në bankat shkollore./GazetaOra.com