Shpallje

Pas disa lojëve futbollistike netëve të fundit të ekipeve si Barcelona, Real Madrid, Manchester United, QPR, Roma, Juventus, dhe të tjerë, Facebook u mbush me statuse të shqiptarëve me dashurinë madhore ndaj klubeve që i adhurojnë.

Të kemi parasysh se disa ditë mëparë, pa pas nevojë të lexohet në libra historik, në jetën tonë, ndodhi dhënja e 8.200 hektarëve tokë të Kosovës Mali të Zi. Kurse, shumica e po këtyre të njejtëve njerëz të dashuruar në klube futbollistike, asnjë fjalë revolte nuk e shkruan për këtë humbje toke.

Kishte statuse në Facebook që veq të hiqen vizat, ishin të gatshëm të pranojnë humbje të truallit të atdheut.

Të njejtat këto “mendje të ndritura” nuk organizohet dhe të çohen kundër hajnave që kanë kapluar qeveritë në Kosovë. Nuk e kuptojnë se kusht për heqjen e vizave është luftimi i korrupcionit, dhe kur do të luftojnë këta pushtetarë vetveten? Me rëndësi futbolli dhe amullia e trurit mbarëpopullor!

Aq shumë ka devalvuar dashuria ndaj atdheut tek shqiptarët saqë është në nivel alarmant.

Pra, shtrohet pyetja; sikurse shqiptarët të adhurojnë atdheun e tyre aq sa klubet futbollistike, athua sa e madhe do të ishte sot Shqiptaria!/GazetaOra.com