Shpallje

Dihet tashmë se përtypja e çamçakëzit është bërë diçka mëse normale dhe e përditshme në jetën tonë. Njerëz të ndryshëm e përdorin çamçakëzin për arsye të ndryshme. Si çdo proces tjetër, edhe ky i ka dobitë dhe mangësitë e veta.

Si mangësi kryesore e përtypjes së çamçakëzit konsiderohet lodhja e nofullës, e kjo vërehet veçanërisht pas mbarimit të përtypjes. Si mangësi tjetër konsiderohet edhe dëmtimi i dhëmbëve për shkak se shumë çamçakëza përmbajnë më tepër se që duhet sheqer dhe kjo shpesh ndikon në përshpejtimin e procesit të dëmtimit të dhëmbëve.

Mirëpo, përtypja e çamçakëzit ka edhe dobitë e veta. Sipas studimeve të fundit, personat që përtypin çamçakëz kanë memorie më të mirë. Ky veprim përndryshe ndihmon shumë edhe në qarkullimin e gjakut në tru dhe ndihmon në eliminimin e stresit dhe stimulimin e humorit të mirë.