Shpallje

1. Akulli
Bizelet e ngrira ndihmojnë shumë ënjtjen dhe dhimbjen. Nëse e lëndoni gjurin tuaj apo vuani nga një shpërthim i artritit, akulli i vendosur rreth gjurit për 20 minuta çdo orë mund të ulë inflamacionin.

2. Një ushtrim i zgjuar
Mbani muskujt të cilët e mbështesin gjurin aktiv. Dy gjëra që duhet t’i evitoni nëse keni dhimbje gjuri: vrapimin dhe zgjatjen e plotë të këmbës. Çfarë duhet të bëni: të ecni, ta ngisni biçikletën, dhe të bëni ushtrime në të cilat këmba qëndron e shtrirë por jo shumë e zgjatur, transmeton Lajmi.net.

3. Ushqime shëruese
Këto shkojnë direkt në gjurin tuaj. Të pish qumësht me 1% yndyrë ose qumësht pa yndyrë ju ndihmon që të pakësoni dhimbjet në gju sidomos ato të osteoartritit. Hulumtimet tregojnë se njerëzit të cilët hanë fruta me vitaminë C kanë më pak dhimbje gjuri se sa ata të cilët nuk hanë.

4. Humbja e peshës
Çdo kile që e humbni ndjehet si 5 kile më pak në gjurin tuaj. Ushtrimet dhe një dietë e shëndetshme mund të ju ndihmojë që të keni dhimbje më të vogla në gju dhe të rivendosni funksionin në të.