Shpallje

Kombëtarja shqiptare ka zgjedhur kundërshtarin për miqësore në fund të vitit. Gareth Bale me shokë do të zbresin në Elbasan Arena në muajin nëntor.

Skuadra kombëtare e futbollit do të luajë miqësore me Uellsin në datë 20 nëntor.

Të dy federatat përkatëse kanë gjetur akordin dhe kanë zyrtarizuar zhvillimin e këtij takimi në datën 20 nëntor. Kujtojmë që në periudhën shtator-dhjetor të këtij viti, skuadra përfaqësuese e Shqipërisë do të zhvillojë takimet zyrtare eliminatore për grupin e saj në kompeticionin e Ligës së Kombeve (UEFA Nations League), por duke qenë se grupi është me tre skuadra ajo do të zhvillojë në datat përkatëse edhe dy ndeshje miqësore, një prej të cilave është kjo me Uellsin.