Shpallje

Audi SQ5 i ri super sportiv me motor me naftë, por që prodhon 435 kuaj fuqi (320 kilowatts) e që është SUV më i shpejtë në botë me motor me naftë që paratë mund të blejnë.

Ky motor 4.0 litërsh TDI me naftë super i fuqishëm është i njëjtë me Bentley Bentayga shumë më të shtrenjtë.

Por ekipi prapa këtij motori, ABT nuk ishin të kënaqur me fuqinë e tij kështu vendosën që të punojnë në ‘monstrumin’ me naftë që t’i shtojnë edhe më shumë fuqi.

Tani motori i përditësuar nga ABT Power, prodhon plot 520 kuaj fuqi e cila bënë që Audi SQ7 i ri shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrij për 4.6 sekonda ndërsa ajo maksimale vazhdon të jetë e limituar në 250 kilometra në orë.

Audi SQ7 super sportiv kushton 215 mijë euro, e që për këto para blerësit mund të blejnë një Audi R8 të ri, për 113 mijë euro, një TT RS super sportiv për 53 mijë euro e një RS3 sedan po ashtu sportiv për 45 mijë euro, e madje 4 mijë euro do t’i tepronin për karburant.