Shpallje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka pranuar se për momentin nuk do t’i shkarkojë ministrat që kanë të ngritur aktakuza nga Gjykata.Për këtë, shefi i ekzekutivit ka thënë se do ta presin vendimin e Gjykatës.“Sa i përkët vendimeve që ka me marrë qeveria ndaj ministrave me aktakuzë duhet pritur vendimet nga gjykata dhe njëherë nuk mund të marrim vendim. Qeveria do të marrë vendime sipas ligjit për këtë”, ka thënë i pari i qeverisë.

Sipas Haradinajt, vetëm ngritja e aktakuzës është lajm i mirë për rendin dhe ligjin në vend.Kryeministri së bashku me ministrin e Drejtësisë në një konferencë për media u shprehën mjaft të lumtur edhe me miratimin e Kodit të ri Penal.Haradinaj tregoi edhe arsyen pse pika për situatën financare u mbajt me dyer të mbyllura.Ai tha se diskutimet e tilla janë të mira, duke shtuar se ministri i Financave paraqiti para qeverisë fondet ekonomike pozitat aktuale, dhe orientimin për gjendjen financiare.