Shpallje

Sot është një ditë e veçantë ër Endrit Thaçin, djalin e presidentit të Kosovës, shkruan GazetaBlic.Ai sot feston ditëlindjen e tij të 19-të, e padyshim nuk kishte se si të mungonte një urim nga babai i tij.

Në llogarinë e tij në Facebook, presidenti Hashim Thaçi ka uruar atë, duke kujtuar kohën kur ai erdhi në jetë, kohë lufte.Kujtojmë se Endriti është fëmija i vetëm i familjes së presidentit.

Postimi i plotë:“Endrit, urime ditëlindja e 19-të! Si sot më kujtohet kur linde në kohë lufte, dhe më dhe forcë të arrijmë me mish e me shpirt lirinë ashtu që ti dhe të gjithë bashkëmoshatarët e tu të jenë gjenerata e fundit ndonjëherë që do të lindin në kohë lufte”./GazetaBlic