Shpallje

Aktorja dhe këngëtarja turke, Yeşim Salkım, ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë pas deklaratës së bujshme në mbrëmjen gala të filmit të saj të ri, ku tha se “kishte bërë dashuri me shokun e 25 viteve.”

“I detyrohem një falenderim të gjithë ekipit, janë përpjekur shumë. Ky është një ndër filmat më emocionues në të cilin kam luajtur. Është një film i realizuar pa shumë para, por me zemër”, tha aktorja në mbrëmjen gala të filmit “Nusja e përkohshme”, i realizuar mbi bazën e romanit me të njëjtin titull të shkrimtares Şukran Kozali.

Ndërsa në lidhje me aktorin Hakan Eren, më të cilin ka luajtur në film, aktorja 49-vjeçare tha se “performanca e tij ishte e mrekullueshme…kam bërë dashuri (në film) me shokun e 25-viteve, kaq mund t’ju them”.

Filmi do të shfaqet në kinema duke nisur nga data 13 Prill.