Shpallje

Një ndër gjërat më të mira të kujdesit personal dhe bukurisë është bashkimi i njerëzve. Njerëzit i ndajnë përvojat e tyre të zakonshme dhe të pazakonta, sugjerojnë produkte dhe regjime të bukurisë si dhe ndajnë risitë me ne. Më poshtë mund të lexoni përmbledhjen e këshillave më të mira që kanë marrë 11 femra, mirëpo që ua ka ndryshuar jetën.

Përmirësoni ushqimin

“Asnjëherë nuk kam qenë vegjetariane apo që nuk konsumon produkte qumështore mirëpo në të tridhjetat e mia më janë paraqitur aknet cistike. Në fillim më thanë se është problem hormonal me çka ndërmorra terapi që nuk kishte efekt. Pas ndryshimit të mënyrës së ushqimit, pa mish dhe produkte qumështore, të gjitha aknet u pastruan” – Kimi.

Mos i anashkaloni detajet

“Këshilla më e mirë e bukurisë që kam marrë është fillimi i ngjyrosjes së qerpikëve dhe vetullave” – Rejçell.

Merrni parasysh ngjyrën e syve dhe të flokëve, si dhe nuancat e lëkurës

“Këshilla më e mirë që kam marrë nga nëna e mikeshës sime ishte të mbaj makijazh që thekson ngjyrat e mia dhe nuancat e lëkurës. Në atë kohë jam ndjerë e ofenduar pasiqë isha ende e re mirëpo tani që i shoh fotot e asaj kohe e kuptoj këtë këshillë” – Melisa.

Qëndrueshmëria është më e rëndësishme se produktet

“Më është thënë nga një ekspert i kujdesit të lëkurës se më me rëndësi është të keni një rutinë në të cilën jeni konsistent sesa kualiteti i produkteve që përdorni. Shumë produkte ofrojnë përfitime të ngjashme saqë na bëjnë të çoroditur” – Liz.

Zbulojeni fytyrën tuaj të freskët

“Nëna ime gjithmonë më thoshte se lëkura ime do dukej më mirë pa bazë” – Ema.

Dëgjoni trupin tuaj

“Këshilla më e mirë që kam dëgjuar është “Dëgjoje trupin tënd”. Dëgjoni nëse keni ngrënë apo pirë tepër dhe mundohuni të rifitoni baraspeshën para se të merrni produktin më të ri në treg apo para se të shkoni tek dermatologu” -Xheri.

Lereni lëkurën të pushojë nga makijazhi

“ Këshilla më e mirë e kujdesit të lëkurës është të lejoj lëkurën të pushojë nga makijazhi. T`i jap kohë që të marrë frymë lirshëm dhe të mos përdor maska për një javë”- Ejmi.

Brengosuni më pak

“Gjyshja ime betohet në shëtitje të gjata, kapela për mbrojtje nga dielli dhe nga stresi minimal” – Kristina.

Trajtoni shpërthimet sikurse pezmatimet

“Në vend se të pastroj dhe thaj së tepërmi lëkurën, kur kam shpërthime të puçrrave i trajtoj sikurse pezmatimi, duke i shtuar hidratim dhe vaj që pastaj lëkura të shërohet vetvetiu” – Laura.

Mbrojeni lëkurën tuaj

“Nëna ime më ka mësuar se një nga rregullat më të thjeshta dhe më të rëndësishme të bukurisë: “përdor kremë për mbrojtje nga dielli”. Kjo këshillë më ka shpëtuar nga shumë djegie të dhimbshme” – Melisa.

Buzëqeshni

“Nëna ime është minimaliste kur bëhet fjalë për makijazhin ndërsa rutina e saj është kjo: pastrojeni fytyrën me ujë të ftohtë dhe me sasi të vogël të sapunit të thjeshtë. Shkoni në shtrat më herët, zgjohuni më herët, pini më shumë ujë. Buzëqeshni” – Rozmari.