Shpallje

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi në fshatin Cërnicë të Gjilanit, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Kështu ka thënë zëdhënësi i policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave dhe Hashani ka thënë se i vdekuri është njëri nga vozitësit e automjetit.

Ai gjithashtu ka konfirmuar se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe pesë persona të tjerë.