Shpallje

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi tha se votimi i demarkacionit me Malin e Zi nga deputetët e Kuvendit të Kosovës është një sukses i jashtëzakonshëm dhe Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet që i ka pasur për liberalizim të vizave.

“Tani më Kosova ka implementuar të gjitha kriteret që ishin caktuar nga Bashkimi Evropian, edhe lufta ndaj korrupsionit ka vazhduar dhe për këtë është dëshmuar. Tani më nuk ka dilemë, unë edhe gjatë takimeve që i kam pasur edhe me Komisionarin Hahn dhe Mogherinin më është konfirmuar se liberalizmi i vizave do të ndodh gjatë këtij viti”, tha Thaçi për televizionin publik, RTK.Sipas tij, Kosova do të lëvizë përpara edhe me themelimin e Asociacionit për Komunat me shumicë Serbe.

“Kosova ka ecur përpara dhe me këtë është dëshmuar edhe me vendimin e kryeministri Haradinaj për të ecur përpara për Asociacionin, ndërsa Serbisë i kanë mbetur edhe dy çështje që nuk i ka përmbushur ajo për urën dhe ajo për energjinë. Nuk ka dilema, ky është vit i vizave për Kosovën”, deklaroi ai.

I pari i vendit vlerësoi se Asociacioni do të themelohet në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, ky Asociacion mbetet në kompetencat e ekspertëve.

Një rikujtim për lexuesit me premtimet e qeveritarëve rreth liberalizimit të vizabe ndër vite:

Dhjetor 2009, Hashim Thaci: Vizat për 13 Muaj.

Dhjetor 2010, Hashim Thaci: Vizat për 15 Muaj.

Tetor 2011, Hashim Thaci: Vizat Shumë Shpejt.

Nëntor 2011, Hashim Thaci: Vizat në Vitin 2012.

Shtator 2013, Hashim Thaci: Vizat Shumë Shpejt.

Maj 2014, Isa Mustafa: Vizat për 12 Muaj.

Nëntor 2015, Edita Tahiri: Vizat në Pranverë.

Dhjetor 2015, Isa Mustafa: Vizat Shumë Shpejt.

Maj 2016, Bekim Çollaku: Urime Liberalizimi i Vizave.

Maj 2016, Arban Abrashi: Urime Liberalizimi, Urime Kosovë.

Maj 2017, Ramush Haradinaj: Vizat për 3 Muaj.

Dhjetor 2017, Ramush Haradinaj: Vizat për 90 Ditë.

Dhjetor 2017: Begjet Pacolli: Liberalizimi në fillim të 2018.

23 Mars 2918, Ramush Haradinaj: Vizat janë Liberalizu Pardje.

6 Prill 2018, Hashim Thaci: Vizat5 brenda vitit 2018