Shpallje

Skamja dhe pamundësia e shikimit të përparimit duke jetuar në Kosovë, sjell në mendjen e njerëzve shumë mënyra të ndryshme për të ardh deri të fitimi i parave, qofshin ato edhe vepra penale / krim!

Në mënyrë anonime, si shumë qështje tjera, në Gazetën Ora erdh një lloj tregimi i ngjarjes që ka ndodhur në një pjesë të zhvilluar të Kosovës.

Një person ka folur me një vajzë në Facebook dhe janë takuar për të pirë nga një makiato. Kanë kaluar mirë dhe janë ndarë pa shkuar tutje në ndonjë marrëdhënje intime.

Pasi që janë takuar dy-tri herë, vajza i shpreh dashurinë djalit “me nje sinqeritet” saqë djali ma automjetin e tij, së bashku me vajzën, shkojnë në një motel të afërt, për të shfryer ndjenjat.

Hyjnë në dhomën e hotelit, zhveshen, kryejnë paralojën, bëjnë edhe aktin e penetrimit (marrëdhënje seksuale) dhe mëpas, ashtu shtrirë, djali ndez një cigare.

Fillojnë ashtu të shtrirë e të zhveshur të ndrrojnë disa llafe dhe të qeshin në mes vete, thuase aty po lind një dashuri jetësore.

Pas 2-3 minutave dikush nga jashtë thyen derën e dhomës, hyn brenda, i gjen djalin e vajzën komplet të zhveshur në shtrat.

Dy persona futen në dhomë, me fytyra nervoze, kapin vajzën për flokë, ajo vishet shpejtë dhe njëri nga dy dhunuesit e nxjerr vajzën jashtë, e fut në një makinë, mbyll makinën dhe kthehet në dhomë.

Në ndërkohë djali që ishte i shtrirë e me cigare të ndezur, i han dy-tri shuplaka nga dhunuesi tjetër, e urdhërojnë të vishet dhe pastaj dy dhunuesit fillojnë të flasin.

“Vajza të cilën ti e ki q*, është e fejuara ime, dhe datën e martesës e kemi pas disa muajsh”, – shprehet njëri nga dhunuesit dhe vazhdon: “ti duhesh me i pagu 20.000 euro në vit, për pesë vitet e ardhshme ose do të të vras, sepse unë nuk kam rrugëdalje tjetër pos ta martohem me atë vajzë pasi që familjen e ka shumë të egër, dhe nëse nuk i jep paratë ose unë ose familja e saj do të të vrasin”.

Djali pranon që të paguaj ato para, dhe kështu ky djal paguan cdo vit, derisa t’i bëhen pesë vjet.

Në këtë ndodhi, vlen të ceket se djali është viktimë e një rrethi që punojnë “këtë punë”, dhe kanë disa vajza që i përdorin për këto skenario.

Shënjestër i kanë djemtë “e butë” të qendrave më të mëdha në Kosovë, e që jetojnë në krahët e prindërve dhe që kanë biznese dhe janë të pasur.

Gazeta Ora ju mirëpret për të na shkruar për ngarje të ndryshme e të habitshme që kanë ndodhur, apo ndodhin në trojet shqiptare. Na shkruani në fanpage tonë në Facebook www.m.me/gazetaora – Ju garantojmë se do të mbeteni anonim.