Shpallje

Që nga fundi i decenies së parë të shekullit 21 (tani e 9 vjet) MerrJep.com ka qenë një platformë që ka lejuar publikimin e shpalljeve të vogla për të gjithë në Kosovë, kurse me emra tjerë i njejti pronar nga Maqedonie që jeton në Suedi ka qenë si projekt i pranishëm edhe në Maqedoni, Shqipëri, shtetet e tjera të Ballkanit, Skandinavisë, e tutje.

Gjatë punës si projekt MerrJep ka lejuar publikuesit e shpalljeve që të ripërtrijnë datën e shpalljes së njejtë, dhe kështu dukej që MerrJep ka shumë shpallje të publikuara gjatë ditës, por gjithashtu publikuesit ishin të kënaqur me këtë opcion pasiqë shpallja e tyre ju ridilte në faqen e parë të MerrJep.

Në momentin kur filloj së konsoliduari Facebook Marketplace me ofertën për publikimin e shpalljeve të vogla në Facebook Marketplace e në grupe specifikisht të punuara për këtë sferë, shumë faqe si merrjep, peshkuiarte, etj, filluan të marrin teposhtëzen.

Muajt e fundit vërrehet se MerrJep dhe jo vetëm ka filluar që të ripërtërij datat e shpalljeve të vjetra e të skaduara, të publikuara muaj apo vite mëparë që nuk janë më relevante, dhe nuk kanë asnjë vlerë.

Shumë shpallës ankohen se po i kontaktojnë njerëzit për shpalljet që i kanë publikuar kohë mëparë.

Këtë freskim të shpalljeve të skaduara po e bën vet MerrJep dhe jo vetëm, duke ndryshuar datën si të sotme.

Këtë po e bëjnë sepse nuk kanë shumë shpallje të reja, dhe po dëshirojnë që faqen e tyre ta mbajnë lartë kinse po marrin shumë shpallje gjatë një dite.

Përndryshe, shpalljet e vogla tani janë në Facebook, aty po publikohen shpalljet me shumë lehtësi, dhe ka qasje çdokush, si në grupe specifike poashtu edhe në Facebook Marketplace.

Duke vlerësuar ngjarjet e fundit në lidhje me publikimin e shpalljeve të vogla, bie në sy që MerrJep, PeshkiArte, e disa faqe të tjera janë duka u mbajtur falco kinse kanë volum të madh të shpalljeve të reja të publikuara, dhe me siguri se këto faqe, një ditë, së shpejti, do t’a hetojnë që janë duke falimentuar.

Nëse keni ndonjë ide për ndonjë faqe interneti që mund të ketë bujë e sukses publik, na shkruani idenë tuaj në Fanpage-in tonë në Facebook www.m.me/gazetaora