Teenage friends having fun at home.
Shpallje

Ndoshta ju ka rastisur që të dëgjoni rininë e Kosovës duke përmendur gjatë bisedave fjalën “dellë”. Këtë fjalë mund ta keni dëgjuar edhe nëpër këngë rap e zhanre të tjera.

Por, shtrohet pyetja, athua, çka do të thotë kjo fjalë dhe prej nga rrjedh?

Fjala “dellë” që rinia e Kosovës e përdorin shpeshë, e kanë si shprehje për fjalën shqipe “vepër”: ose “veprim”.

Fjala “dellë” rrjedh nga gjuhët sllave, më saktësisht gjuha serbe (delo).

Ne, në redaksinë e Gazetës Ora nuk e dijmë se si ju mbeti në vokabular rinisë shqiptare të Koisovës kjo fjalë, por ja që është duke u përdorur shumë.

Një kohë ishte shprehi që si shkurtesë për fjalën “Mirëmëngjes” të përdoret nga rinia jonë shkurtesa “Gjesi”. Edhe kjo shkurtesë koincidonte në shprehjen e rrugës së fqinjëve verior, pra nga Serbia, që do të thotë “ku je”.

Besojmë që mirë është për rininë e Kosovës dhe të Shqipërisë të hapin diapazonin për fjalët në gjuhën shqipe sesa të përdorin barbarizma të gjuhëve të huaja gjatë komunikimit të rastit.

Nëse dini edhe ndonje fjalë të huaj që e kemi ne shqiptarët në përdorim ditor, ju lusim të na shkruani mesazh në Fanpage tonë www.m.me/gazetaora