Shpallje

Mëposhtë do të mund të lexoni pë pasurinë e Presidentëve në kohëra të ndryshme. Ka të pasur e ka edhe modest në pasurinë e tyre.

20. Abraham Lincoln

1 milion dollarë

Duke u konsideruar si një nga presidentët më të paharrueshëm, nuk do të thotë që ky fakt lidhet domosdoshmërisht në pasuri. Abraham Lincoln shërbeu si avokat para se të bëhej president dhe kishte një shtëpi modeste familjare në Ilinois.

19. Jimmy Carter

8 milion dollarë

Para se të bëhej president, Jimmy Carter ishte një fermer. Po pra, presidenti i 39-të u ngrit në një familje të pasur të fermerëve të kikirikut në Gjeorgji. Ai bëri shumicën e parave të tij nga 14 librat që i shkroi.

18. Gerald Ford

8 milionë dollarë

Gerald Ford kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në shërbim publik dhe, pa pasur trashëgimi, ai i përfitoi paratë e veta nga një marrëveshje librash. Ai gjithashtu shërbeu në bordin e disa kompanive të shquara.

17. Dwight Eisenhower

9 Milion dollarë

Pa pasur trashëgimi të tij, pasuria e Dwight Eisenhower u grumbullua nga karriera e tij ushtarake. Para se të bëhej president, ai shërbeu si Gjeneral i Ushtrisë. Ai gjithashtu zotëronte një pronë pranë Gettysburg, Pennsylvania.

16. Ronald Reagan

14 Milionë dollarë

Ronald Reagan, aktori që u transformua në politikani, gjithashtu nuk mori ndonjë trashëgimi. Ai bëri milionat e tij përmes pasurive të patundshme, nga një libër autobiografik dhe duke shërbyer si zëdhënës i GE. Për të mos përmendur se gruaja e tij e parë ishte një grua shumë e pasur.

15. Richard Nixon

17 Milion dollarë

Pjesa më e madhe e pasurisë së Richard Nixon erdhi nga marrëveshjet e librit, intervistat dhe pasuritë e patundshme.

14. George H.W. Bush

26 milionë dollarë

I lindur në familjen e një senatori të suksesshëm dhe biznesmeni, George H.W. Bush trashëgoi pjesën më të madhe të pasurisë së tij, edhepse ai vazhdoi ta rriste atë nëpërmjet investimeve fitimprurëse.

13. Martin Van Buren

29 Milionë dollarë

Martin Van Buren bëri pjesën më të madhe të parave të tij si avokat, dhe duke pasuri një tokë prej 225 hektarësh në New York.

12. Xhorxh W. Bush

39 milionë dollarë

Edhepse ai ishte lindur në një familje të pasur dhe bëri para të konsiderueshme duke punuar në biznesin e naftës, kontribuesi më i madh i pasurisë së Bushit ishte nga shitja e ekipit të baseballit të Texas Rangers.

11. Barak Obama

40 milionë dollarë

Ndryshe nga shumë presidentë të SHBA-së, Barak Obama nuk lindi i pasur. Vlera e tij neto u rrit ndjeshëm pasi morri titullin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Pas presidencës, ishte dhe është në gjendje të siguronte marrëveshje fitimprurëse për publikim të librave, dhe angazhime në organizime të ndryshme si pjesmarrës dhe folës.

10. Franklin D. Roosevelt

66 milionë dollarë

Shumica e milionave të Franklin D. Roosevelt erdhën nga trashëgimia dhe martesa e tij. Ai, si shumë presidentë të tjerë, zotëronte një pasuri të patundur, si dhe prona të ndryshme në shtetet si Gjeorgjia, Maine dhe Nju Jork.

9. Bill Clinton

75 milionë dollarë

Bill Klinton ka rritur vlerën e tij neto me një vlerë të jashtëzakonshme, 6.150 për qind që nga marrja e detyrës si president i SHBA-së në vitin 1993. Ai dhe bashkëshortja e tij, Hillary, kanë bërë miliona me pjesmarrje dhe fjalime në organizime të ndryshme, duke fituar rreth 210.795 dollarë për një adresim të tillë, sipas CNN.

8. Herbert Hoover

82 milionë dollarë

Herbert Hoover bëri milionat e tij si një ekzekutiv në një kompani minerare, si dhe në pasurinë e tij të patundshme Hoover House. Kur u bë president, ai dhuroi të gjithë pagën e tij për bamirësi.

7. Lyndon B. Johnson

108 milionë dollarë

Një njeri i vetë-krijuar, Lyndon Johnson nuk ishte aq me fat sa disa nga presidentët e tjerë; ai nuk trashëgoi një pasuri nga babai i tij. Ai dhe gruaja e tij punuan pa u lodhur. Kjo punë u pagua, dhe çifti në fund zotëronte një radio dhe stacion televiziv në Teksas, bagëti dhe një aeroplan privat.

6. James Madison

112 milionë dollarë

Megjithëse ai humbi shumë nga pasuria e tij në fund të jetës së tij për shkak të rrëzimit fiskal të plantacioneve të tij, në një moment James Madison ishte pronari më i madh i tokës në Orange County, Virxhinia.

5. Andrew Jackson

131 Milionë dollarë

Një nga presidentët më të pasur të viteve 1800, Andrew Jackson ishte me fat që të martohej me një zonjushë të pasur. Ai investoi shuma të mëdha në pronë, dhe zotëronte më shumë se 300 skllevër. Në fund të fundit, megjithatë, ai hyri në borxhe të thella më vonë në jetën e tij.

4. Thomas Jefferson

234 milionë dollarë

Thomas Jefferson trashëgoi një pjesë të madhe të pasurisë së tij nga babai i tij dhe pasi mori para në pozita të ndryshme politike para se të bëhej president, ai ishte në gjendje të blinte tokën e tij.

3. George Washington

580 milion dollarë

Shumica e parave të Xhorxh Uashingtonit erdhi nga prona e tij e madhe, mali Vernon. Paga e tij gjithashtu ishte një duzinë 2 përqind e buxhetit të Shteteve të Bashkuara në 1789.

2. John F. Kennedy

1 miliardë dollarë

Trashëgimia e John F. Kennedy erdhi nga një kursim i përbashkët me anëtarët e shumtë të familjes së tij. Edhepse kurrë nuk e trashëgoi pasurinë e babait të tij, pasuria e familjes së tyre vlerësohej të ishte me vlerë 1 miliard dollarë.

1. Donald Trump

3.7 miliardë dollarë

Nuk duhet të vijë si befasi që manjati i biznesit i kthyer në Presidenti Donald Trump prin në këtë renditje të presidntëve amerikanë. Trump kishte një vlerë neto më të lartë se çdo president tjetër në historinë e SHBA përpara se të marrë postin e prijësit të botës së lirë./GazetaOra.com