Shpallje

Kosova, ky vend i vogël, sa një gogël, kur kemi parasysh hartën e planetit tokë.

Në Kosovën tonë përveq ndasisë në rajone si Llapi, Drenica, Dukagjini, Karadaku, Anamorava, Llapusha, Shala, Gollaku, Anadrini, etj, ka edhe ndasi në katunar e qytetar.

Me përfundimin e luftës në qershor të vitit 1999, në kryeqytetin dhe qytetet tjera të Kosovës ka pas dyndje të theksuara të fillimit të jetesës nëpër qytete nga banorët e shumicës së fshatrave. Bile në këto 18 vite disa fshatrave të Kosovës ju ka mbetur veq emri si histori sepse me vite të tëra nuk jeton asnjë banor në to.

Mjele lopën, nxine djathin, pastroje ahrin, qiti gjo’n me kullotë, punoje tokën, jeto në bashkësi familjare nga dy tre breza nën një kulm, janë disa nga ecuritë jetësore për banorët e fshatrave, dhe shumë prej tyre kanë marrë vendimin të jetojnë në qytet.

Kur erdhën në qytet, në banesat që janë në ndërtesat e rokaqiejt shumëkatësh, vite me radhë duke jetuar aty, fillimisht kanë menduar që do t’ia dalin, por, familja është shpërndarë sa më larg njëri tjetrit, me të martuar fëmijët fillojnë e grinden e nuk flasin me njëri tjetrëin, punojnë e gjinden në mënyra të ndryshme për të siguruar kafshatën e gojës, ka raste të degjenerimit të të rinjëve deri në absurditet, folin me nostalgji sa jetë të zellshme e të rehatshme kanë pas në fshat, por qëndrojnë në qytet stoikisht, përpëliten në vapën e betonit e asfaltit, tentojnë të ndihen si “vendas” të qytetit, por prap rehatinë shumë vështirë e gjejnë.

Kurse pala tjetër që ka jetuar edhe para luftës në qytete, shesin banesat e shtëpitë në pjesë urbane dhe tentojne të fillojnë jetën në fshatrat që janë në periferi të qyteteve.

Po të vizitohet Prishtina gjate fundjavës, është një kryeqytet i qetë, me pak automjete, me pak tolovi të njerëzve dhe kur jemi interesuar të dijmë se pse ndodh kjo, përgjigjja është se të ardhurit nga fshatrat, çdo të shtunë e të diel shkojnë nëpër fshatrat e tyre, dhe të hënën kthehen prap, e qytetet fillojne të gjallërohen deri në maksimum.

Prishtina ka rreth 180.000 banorë të regjistruar kurse në të thuhet se jetojnë rreth 600.000 banorë. Kjo po i bie që rreth 420.000 banorë të Prishtinës janë të regjistruar në komunat tjera të Kosovës.

Por, një nuk bën të harrohet, këta të ardhur, kur është qështja e pronës nëpër fshatra, nga ajo nuk heqin dorë asnjëherë, por edhe arat pafund nuk i punojnë.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës që prej 1 Janar 2019 të gjitha tokat e punueshme e që nuk punohen e nuk mbillen, do të paguajnë taksa, kurse tokat e punuara do të lirohen nga taksat, është një vendim me vend, sepse Kosova ka tokë të punueshme që të mbuloj rreth 80% të nevojave të miellit, ndërsa tani e 18 vite miellin (krunde për kafshë) biznesmenët e papërgjegjshëm e sjellin nga Serbia.

Duke shpresuar që pronarët e tokave të punueshme në Kosovë do të zgjohen nga amullia dhe do të fillojnë të kultivojnë rendimente të ndryshme, po e përfundojmë këtë artikull./GazetaOra.com

P.S. Nëse keni për të treguar ndonjë rast që ndërlidhet me temën e këtij artikulli, ju lutemi na shkruani porosi në fanpage-in tonë në Facebook www.m.me/gazetaora