Shpallje

– “M’i bëj dy metra libra me kopertinë të kaftë për zyrë, si dhe një metër me kapak jeshil të mbyllur e një metër ngjyrë vishnje t’i kombinoj për në sallon”.

– Është një politikan i suksesshëm, që dikur shkonte me të fejuarën çdo të shtunë në një qendër tregtare, ulej në një kafe pranë hyrjes dhe çelnin librat të dy.

– Nuk je profesionist i ri nëse nuk merr me vete në plazh libra me tituj që tingëllojnë socio-shkencorë. Ndonjëherë i kam zënë në vite të ndryshmë me të njëjtin libër.

– Ka që lexojnë shumë e kuptojnë pak dhe të bombardojnë me citate e me emra autorësh, ama shumica lexon pak e kupton pak, pavarësisht se a bombardon apo jo me citate e emra autorësh.

Gëzuar ditën e interieur-it./Arbër Zaimi