E diel, 12 Korrik, 2020

A është motra hisetare në trashegimi apo veq një “lopë” që i mjelet hisja që i takon?

Duhet të lexoni

LAJMI I FUNDIT/ Virusi del jashtë kontrollit, shënohet rekordi i zi brenda 24 orësh

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot rekordin e ri të Covid 19. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer...

LAJMI I FUNDIT/ Rritet numri i rasteve të infektuara, kurba nuk njeh zbritje

Sërish numër i lartë rastesh me Covid-19 në Vend, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 90 raste...

56 deputetë LVV, 44 së bashku partitë tjera

Në sondazhin e fundit të UBO Consulting del se nëse do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme nacionale në muajin...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Se ende jemi një shoqëri patriarkale nuk ka nevojë shumë të hulumtohet e të vërrehet!

Në Kosovë trashegimia e prindit (nëna s’ka trashegimi se familja e saj e ka “shit” tek burri), merret kryesisht nga djemtë, kurse vajzat lihen anash, ose shtyhen që nëse dëshirojnë raporte të mira me vëllezërit, duhen gjithsesi t’ua nënshkruajnë hisen e tyre të trashegimisë vëllezërve.

Kjo është edhe më e dhimbëshme si temë kur vërren se vajzat mbrojnë këtë mendësi dhe ju duket shumë e rregullt që trashegimia e saj duhet gjithsesi t’i mbetet vëllaut.

Ligji për trashegimi në Kosovë ka një vrimë e cila mundëson që një trashegimtar mundet me një nënshkrim në gjykatë t’ia lë pjesën e vet një trashegimtari tjetër, duke mos u përmendur në kët ligj gjinia.

Ish ministri i drejtsisë z. Hajrdin Kuçi nëpër studio televizive pat deklaruar vite mëparë se ky ligj do të ndryshoj dhe se kur fillon procedura jokontestimore për ndarje të trashegimisë gjykata do të ndaj trashegiminë në pjesë të barabarta të gjithë trasheguesve, pa marrë parasysh gjininë.

Kjo është premtuar që shumë vite mëparë por ky ndryshim nuk ka ndodhur asnjëherë deri më tani.

Kur, përshembull, Komuna e Prishtinës sipas planit urbanistik jep të drejtën e ndërtimeve të larta nëpër lagjje të ndryshmne, atëherë pronarët e tokave japin disa ari truall për ndërtim të lartë por me ndarjen e sipërfaqeve të banesave nuk kujtohen që edhe nëse janë të uritur e idiotë pas pasurisë, dhe keqpërdorin mirësinë e kuptimit shterpë të kanuneve e që ju prezentohen vajzave, nuk kujtohen që së paku një banesë nga dhjetra sosh t’ia lënë motrës!

Sipas një rasti që ka ndodhur në një truall dhjetra ari, dhe ku janë trashegimtarë dy djem dhe dy vajza (vajzat janë të martuara), prej truallit, këtyre trashgimtarëve ju kanë takuar 60 banesa. Të gjitha banesat i kanë marre dy vëllezërit, kurse motrës së vogël ia kanë dhënë një banesë, e të madhës asnjë sepse këta dy djem nuk po ia dojkan burrin motrës së madhe.

Këto ditë është hapur lëndë në gjykatë në procedurë kontestimore ku vajza a madhe kërkon që të marrë pjesën që i takon, e që janë 15 banesa.

Posa është hapur lënda në Gjykatë, dy vëllezërit nuk i flasin më motrës së madhe, kurse ia bëjnë të gjitha qejfet motrës së vogël që të mos kërkoj edhe kjo 15 banesa. Normale është, nëse edhe motra e vogël që i është dhënë veq një banesë, e fillon të kërkoj 15 banesa që i takojnë, vëllezërit as motrës së vogël më nuk do t’i flasin.

Dashuria vëllezëroree e lidhur me pasuri e para e jo me dashuri ndaj motrave!

Ka edhe shumë raste të tjera që ndodhin tek ne, e nëse ti din ndonjë rast, mund të na shkruash porosi në fanpage-in tonë në Facebook duke klikuar www.m.me/gazetaora – Ju garantojmë që do të mbeteni anonim./GazetaOra.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

KRUJË/ Arrestohen 4 të rinj, shfrytëzuan seksualisht një 17-vjeçare dhe …

Policia e Krujës ka arrestuar 4 persona që ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit dhe shfrytëzuan...

Petro Koçi: Përtej dallimeve partiake, të vazhdojmë procesin e aplikimit për dëmet e tërmetit

Kryetari i Partisë Socialiste, Njësia nr.6, Petro Koçi i ka bërë thirrje banorëve të Kombinatit të prekur nga dëmet e tërmetit të aplikojnë për...

Rëndohet situata në Infektiv, 4 persona në rrezik për jetën

Katër persona kanë humbur jetën tek Infektivi gjatë 24 orëve të fundit për shkak të koronavirusit. Ndërkohë ISHP ka konfirmuar 93 raste të reja me koronavirus...

LAJMI I FUNDIT/ Virusi del jashtë kontrollit, shënohet rekordi i zi brenda 24 orësh

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot rekordin e ri të Covid 19. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar...

Shëngjin/ Mbytet 34- vjeçari nga Kosova, i mori jetën një gropë në det

Është gjetur i mbytur në bregdetin e Lezhës një 34 vjeçar nga Ferizaj, Kosovë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme (10 korrik), trupi i...

Më shumë artikuj të ngjajshëm