Shpallje

Automjetet në ditët e sotme janë të mbushur me teknologji, dhe kështu kanë laserë, sensorë, radarë etj, që lehtësojnë ngasjen.

Kështu që janë në ofertë edhe tempomatët adaptiv, mbajtja e automobilit brenda korsisë, frenimit automatik, etj.

Shumë prodhues, këto risi në automobilët e tyre, i quajnë ngasje gjysëm-autonome. dhe dihet që ende në treg nuk ka automobilë që janë me ngasje të plotë autonome.

Automobili Tesla për shembull ka quajtur modelin e saj që është “Auto Pilot”. derisa ministri gjerman i tregtisë ka kërkuar nga ky prodhues amerikan që të ndaloj ta quaj këtë funkcion me emrin auto pilot. sepse kjo i shtyn ngasësit që të mos kenë vëmendje kur automobili është në lëvizje e sipër.

Tek të gjitha këto automjete me teknologjinë më të re duhet gjithsesi vëmendja e ngasësit dhe gadishmëria për reagim.

Mirëpo, gjithnjë mund të haset në ngasës që janë të shurdhër në vërrejtjet e prodhuesve dhe institucioneve të automjeteve dhe rrugëve.

Kështu është edhe rasti i këti ngasësi (me siguri shqiptar sepse muzika në autmojet është shqip) të Mercedes S Class.

Ky ngasës ka aktivizuar opcionet e ngasjes automatike dhe tempomatin adaptiv, dhe mëpastaj ka shkuar në sediljen e prapme ku është ulur, ka zgjatur këmbët, dhe prej aty ka inxhizuar dhe përcjellur se si bisha e tij po e përbin autostradën.

Video thuhet se është inxhizuar në autostradën shqiptare, dhe kjo video është bërë hit viral në rrjetet sociale.

Shumë komentues në rrjetet sociale kanë gjykuar këtë ngasës si të çmendur dhe që po e rrezikon sigurinë e vet dhe të tjerëve në autostradë./GazetaOra.com