Pse prindërit nuk i duan femijët e tyre vajza?

Shkruan: Zana Avdiu

Femija vajze, ne shoqerine tone nuk ka kurrfare vlere, dhe ate nuk e duan aspak.

Por, pse ata nuk i duan ato, kur ajo lindet ne te njejten menyre, kur ajo eshte e tyre sikur edhe djali?

Qe nuk i duan femijet vajze, e verteton se:

Asnje nga vajzat nuk trashegon, dhe kjo tregon qe prindi nuk e don femijen e tij vajze, dhe nuk brengoset per te ardhmen e saj.

Madje, kur prinderit nuk kane nje femije djale, pasurine e tyre ua lene femijeve te vellaut, te cilet jane djem dhe asesi vajzave. Por, as vajzat nuk duan ta marrin pasurine, sepse ato jane te bindura qe ajo nuk u takon atyre, dhe nese e marrin, do te marrin dicka qe nuk eshte e tyre, por e huaja, sepse pasuria asaj nuk i takon as me ligj te Zotit as te njeriut!

Presioni qe iu behet vajzave per martese te hershme, qe me te largohen sa me shpejt nga shtepia, sepse sipas tyre, berlloku sa ma heret duhet largu nga shtepia. Fundja, nje thenie e urte shqiptare thote “ xhenazja dhe çika duhet te largohen sa me shpejt nga shtepia”. Pra, sa ma heret qe e heqe, aq me mire!

Kur nje femije vajze linde, ata qajne dhe vajtojne, duke e pare si deshtim. Dhe, jo te pakta jane rastet kur i kane lene edhe grate bashke me femijet ne spital, si shenje revolte qe nuk ka lindur djale.

Ne cilendo familje ku nuk kane pasur djem qe ne fillim, i kane te renditura 5,6 e deri ne 7 vajza, e nese pas ketyre tentimeve nuk ka pasur sukses ta kene nje djale, kane marre nje grua te dyte. E kjo fatkeqesisht eshte bere edhe me pelqimin e gruas, qe ka bere pafund perpjekje ta linde nje djale.

Te gjitha tregojne, qe nuk i duan vajzat madje edhe i urrejne.

Pse, pse nuk i doni femijet e juaj vajza, pse?

Madje eshte e tmerrshme, se si edhe vajzave ua kane ngulite thell ne koke, qe ato nuk kane kurrfare vlere, dhe nese ato nuk kane vella, ato jane te mjera. Shumica e vajzave ndjehen keq, edhe gjysmake, nese nuk kane nje vella.

Pa djem familja ska kuptim, as nuk ekziston.

Vajzen nuk e konsiderojne as si femije te tyre, por si mall te huaj, dhe jo rrallehere e degjon thenien e poshter “ rrit çike, hup dite”. Qe ne femijeri, vajzes prindi i saj, ia ngulite ne kry, qe ajo nuk vlere, dhe se ajo per ata eshte nje fatkeqesi, dhe ajo duhet te largohet sa me shpejt qe eshte e mundur. Por, por.. para se te largohet nga aty, ajo duhet te paguaj per demin qe ka shkaktu, duke linde vajze. Duhet te iu bindet prinderve dhe vellezerve, duhet te kujdeset per pastertine e shtepise, duhet te iu sherbej me edukate dhe pa asnje fjale atyre, duhet te ruaj “nderin” e familjes, duhet te saktifikohet per te tjeret, dhe gjithe kete duhet ta beje ne heshtje, dhe ne fund te largohet qe te ua liroj shtepine, pronareve te vertete!