Shpallje

Bregdetai Shqiptar, ai i i Ulqinit, por edhe në Turqi, janë destinacionet tona për të kaluar pushimet verore. Por, nuk kemi para!!!

Mëposhtë e keni një përshkrim, e poashtu alternativën se si të shkoni në pushim veror në bregdet, pa e fut dorën në xhep.

Çdo ditë posa të zgjohemi nga gjumi, ende pa i hap sytë mirë, turr’e’vrap në kafiteri për me e pi një 70-she apo makiato me ose pa plum.

Ata që shkojnë në punë, e që punën e kanë përskaj ”lagjes’ e ndezin automobilin për të shkuar deri në punë. Disa shkojnë edhe me taksi. Shumë të tjerë edhe me autobusat katërsha, tresha e bile bile disa edhe me pes’sha.

Pauzën e drekës e kalojnë në restaurante e dhe nëpër qiflligje me pamje nga liqeni e nga mali.

Të gjitha këto i bëjnë dhe ankohen se s’kanë para, janë në kredi dhe nuk shkojnë në pushime verore.

Asnjëri nga këta njerëz nuk e bëjnë një përllogaritje të thjeshtë.

Nëse brenda një dite nuk e pin një makiato të madhe në shesh, asi të 1 eurove, mos harro se në fund të vitit i ke 365 euro kursime.

Nëse në pune nuk shkon me transport motorik, mos harro se brenda vitit i ke të kursyera 160 euro (0.80 cent shkuarje-ardhje x 200 ditë pune në vit = 160 evro).

Nëse gjatë pauzës nuk e pin langun në restaurant apo në kafiteri por i merr me vete në zyre, i ke të kursyera plus 200 euro ngase 1 x 200 ditë pune bëjnë 200 euro.

Nuk po i llogarisim cigaret që shumica e pijnë!

Dhe me këto veprime nuk ngel mbrapa të tjerëve, je edhe me IN dhe më vital.

Ne fund:

365 euro nga kafja

160 euro nga transporti për në punë.

200 euro nga pija në kafiteri.

Me 725 euro të kursyera me thjeshtësi, të ka mbetur pushimi ne bregdet, dorën në xhep hiq pa e fut./GazetaOra.com