E shtunë, 11 Korrik, 2020

Vet në burg, e shteti i jep 1.000 euro rrogë në muaj! Si paguhet në sektorin publik?

Duhet të lexoni

LAJMI I FUNDIT/ Virusi del jashtë kontrollit, shënohet rekordi i zi brenda 24 orësh

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot rekordin e ri të Covid 19. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer...

LAJMI I FUNDIT/ Rritet numri i rasteve të infektuara, kurba nuk njeh zbritje

Sërish numër i lartë rastesh me Covid-19 në Vend, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 90 raste...

56 deputetë LVV, 44 së bashku partitë tjera

Në sondazhin e fundit të UBO Consulting del se nëse do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme nacionale në muajin...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Kosova ka mbi 80.000 të punësuar në sektorin publik.

Partitë politike në vend, kanë punësuar individë që të mbledhin vota sa më shumë në kohën e zgjedhjeve.

80.000 të punësuar, ku secili prej tyre nga dy-tre të varur familjarë, i bie rreth 240.000 deri 320.000 vota që në zgjedhje i sigurojnë partitë që janë në pushtetin qendror e lokal në Kosovën e pasluftës.

Edhepse një nga kushtet e BE-së për Kosovën është që numri i të punësuarëve në sektorin publik të jetë përgjysmë më pak se që është sot, partitë politike që janë duke e qeverisur Kosovën në 19 vitet e fundit, as mendjen nuk e kanë të largojnë nga puna rreth 45.000 të punësuar, pa meritë.

Të shtohet këtu edhe fakti që duka filluar nga Post Telekommi i Kosovës e edhe në organizatat e institucionet tjera publike, ka të punësuar që nuk shkojnë asnjëherë në vendin e punës, por edhe të shkojnë nuk kanë as karrige apo zyre se ku të ulen që të punojnë, kurse rrogën e majme e marrin çdo muaj.

Ka raste të tjera të verifikuara që ka të punësuar në sektorin publik që janë në burg mbi një ose dy vjet, por rroga ende ju hyn në konton bankare.

Pra, kjo është Kosova jonë e sotme, që kjo klasë politike e qeverive të pasluftës e ka afruar vendin buzë greminës.

Sipas Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 i shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, më dt. 01.12.2010, shenohen edhe ditët që i punësuari në sekrotin publik ka të drejtë të përdorimit të ditëve të mospunës.

Të lexojmë së bashku se sa punon një i punësuar në sektorin publik:

  1. Deri 104 ditë vikende
  2. Mbi 19 ditë pushim vjetor
  3. Deri në 20 ditë festa
  4. Deri në 45 ditë pushim mjekësor
  5. Deri në 10 ditë punë private – me arsyetim
  6. Deri në 5 ditë ndërrim vendbanimi
  7. Deri në 5 ditë lindje fëmije
  8. Deri në 5 ditë rast vdekje
  9. Deri në 10 ditë për obligime të tjera të paparashikuara…

Pra një i punësuar në sektorin publik në Kosovë mundet rreth 223 ditë të vitit kalendarik të mos shkoj në punë. Dhe, këtë ia lejon ligji!

Viti i ka 365 ditë.

Punonjësi i sektorit publik në Kosovë ka të drejtë të mos punoj rreth 223 ditë në vit.

Po i bie sipas një matematike elementare që shkon në vendin e punës vetëm 142 ditë në vit, e prej të cilave gjysmën i hargjon në udhëtime zyrtare, kafe e dreka gjatë orarit të punës, etj.

Sipas llogarisë, një i punësuar në sektorin publik punon vetëm një të tretën e ditëve të vitit, rreth 37%. Sa punojmë kaq kemi shtet, pra shtet kemi rreth 38%!

Ne Ligjin e punës që cekëm mëlartë janë të shkruara të gjitha dobitë por jo edhe denimet që një punonjës mund të ketë.

Për të lexuar Ligjin e Punës së Republikës së Kosovës, klikoni këtu.

Kjo është një nga zhvatjet e bugjetit të Kosovës e që mëpastaj nuk po mjaftojnë paratë për përparimit e sistemit arsimor, sigurimeve shëndetsore, ekonomisë për të mirën e përgjithshme, etj.

Kurse, populli flen!/GazetaOra.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Petro Koçi: Përtej dallimeve partiake, të vazhdojmë procesin e aplikimit për dëmet e tërmetit

Kryetari i Partisë Socialiste, Njësia nr.6, Petro Koçi i ka bërë thirrje banorëve të Kombinatit të prekur nga dëmet...

Rëndohet situata në Infektiv, 4 persona në rrezik për jetën

Katër persona kanë humbur jetën tek Infektivi gjatë 24 orëve të fundit për shkak të koronavirusit. Ndërkohë ISHP ka konfirmuar 93 raste të reja me koronavirus...

LAJMI I FUNDIT/ Virusi del jashtë kontrollit, shënohet rekordi i zi brenda 24 orësh

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot rekordin e ri të Covid 19. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar...

Shëngjin/ Mbytet 34- vjeçari nga Kosova, i mori jetën një gropë në det

Është gjetur i mbytur në bregdetin e Lezhës një 34 vjeçar nga Ferizaj, Kosovë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme (10 korrik), trupi i...

Petro Koçi shpalos platformën organizative: Po rindërtohet një Kombinat modern

Kryetari i Partisë Socialiste për Njësinë nr.6, Petro Koçi, ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook platformën me të cilën do të...

Më shumë artikuj të ngjajshëm