Shpallje

Se ku ka arrit varfëria dhe “molisja” financiare e shpirtërore e shumë qytetarëve të Kosovës, më së miri e tregon një qytetar që përmes T7, drejtpërdrejt, pëlcet në vaj të kryefamiljarit, me mllefin që jeta po i servon, me pamundësinë se ti të ushqej familjen edhe një ditë, me mburrjen morale e punëtore qe e ka dhe nuk zgjat dorën e lypsarit, por kërkon punë, dinjitet dhe mburrësi me atë që e fiton nga mundi i tij.

“Po dëgjojmë raste të ndryshme ku njerëzit në Kosovë po kryejnë vetëvrasje një gjë të tillë po na detyron ky vend ta bëjmë” u shpreh ndër të tjera ai.

T7 që është TV kanal i Gazetës Express e me publikimin e videos dhe një spjegimi të shkurtër edhe gna Gazeta Insajderi, në Gazeta Ora po provojmë të ju afrojmë edhe më afër për ju lexues tonë të nderuar, që të shikoni videon mëposhtë, dhe edhe nëse i keni kushtet stabile të jetesës, mos harroni se në Kosovë ka me mijëra raste të këtilla të përpëlitjes për ekzistencë./GazetaOra.com