Shpallje

Një shtetas 63 vjeçar, banues në lagjen ‘Skënderaj’ në Elbasan është arrestuar nga policia e këtij qyteti pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 18 vjeçare.

Sipas informacioneve nga ana e policisë thuhet se  63 vjecari  ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj,me shtetasen A.I,18 vjeçe, banuese në Elbasan, duke e lënë shtatzënë.

Ky shtetas pritet të dënohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, vepër kjo e parashikuar nga neni  101 i Kodit Penal.