Shpallje

Gazetari Frrok Çupi i ftuar mbrëmjen e sotme në Ora News, ka reaguar në lidhje me situatën politike në vend.
Ai është shprehur se zgjedhjet e ardhme partitë politike do të hyjnë në zgjedhje pa Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, kjo për faktin sepse ata duhet të japin shpjegime përpara drejtësisë.
“Më pëlqen titulli Trekëndëshi i Bermudës, por pas ca ditësh mund të jetë 4 këndësh. Procesi ka filluar me trendin për të zgjeruar hetimin mbi krimin në nivelin e rëndë. Jam krejt i sigurt se nuk mbetet fjala për tre veta. Trendi është për të shkuar në zgjedhjet që vijnë me një politikë tjetër, të pa ndotur kaq shumë, me një trend perëndimor. Fillimi i punëve sidomos në administratën e re të DASH, është një premisë shumë e rëndësishme që kjo nuk mbetet trekëndësh, por shumë këndësh. Rama do t’u rezistojë deri në momentin që do të dorëzohet. Dorëzim është që në zgjedhjet që vijnë të mos shkojmë as me Ramën dhe as me Bashën. Procesi do të jetë zinxhir”, u shpreh gazetari