Shpallje

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri ka reaguar me anë të një statusi në Facebook në lidhje me skandalin e publikuar për përfshirjen e të vëllait të Ministrit të Brendshëm në trafikimin e lëndëve narkotike.

Ajo ka reaguar ashpër kundër qeverisë, e cila sipas deputetes sot nuk ka më moral.

Në postimin e saj Pampuri shprehet se qeverisë tashmë i janë ‘prerë’ këmbët nga këta persona të lidhur me trafikun e lëndëve narkotike.

Postimi i plotë:

Sot opozita referoi faktin e paprecedent, i cili fakton implikimin e vellait te Ministrit te Brendshem ne trafik droge. Nese do te ndodhte ne nje shtet tjeter ne Ballkan, Ministri do te jepte doreheqjen, e per te mos permendur nje shtet europian ku qeveria do te kishte rene.
Por cfare ndodh ne Shqiperi?
Asnje deklarate, as nga Ministri e as nga kryeministri. Prokuroria nuk ka asnje reagim. Qeveria vijon punen….
Kjo eshte situata me e paprecedent qe mund te kete ndodhur ndonjehere. Ish ministri i perfshire ne trafik droge arrestohet me arrest shtepie, ministri aktual i implikuar duke mbrojtur te vellain trafikant, vijon te mbaje postin e ministrit. Ceshtja nuk eshte do largohet apo jo Xhafa, por morali i kesaj qeverie, e cila nuk mund te qendroje me ne kembe, pasi kembet u jane “prere”. Te kesh te implikuar dy ministra te brendshem, njeri pas tjetrit, faji nuk mbetet me jetim, por mirfilli bie mbi kryeministrin dhe bashkepunetoret e tij te ngushte. Nuk di, cilet qytetare perfaqeson me kjo qeveri, morali i se ciles matet me sasi droge e trafikante.