Shpallje

Deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi ka reaguar me anë të një postimin në Facebook kundër një shkelje të rëndë që po i bëhet të rinjve me talasemi.
Sipas deputetes së LSI-së duke i’u referuar fakteve në lidhje me të ardhurat që përfitonte një student me talasemi nga vlera monetare prej 30,000 lekësh, sot një i ri merr ½ e kësaj vlere.
Ndërkohë ndryshime janë bërë dhe për nxënësit të cilët nga vlera 20,000 lekë që përfitonin, sot marin 15,000.
Për këtë gjë Kërpaçi ka dërguar dhe një kërkesë në Komisionin për Punë, Cështje Sociale dhe Shëndetësinë, në lidhje me këtë cështje.

Postimi i plotë:

SKANDAL-KRYEMINISTRI GRABIT TË RINJTË ME TALASEMI!
Qeveria ka futur duart edhe tek mbështetja e të rinjve me Talasemi ! ‼
Edhe ajo pak që ishte, e përgjysmuan…
Është tragjike që të rinjtë me talasemi, që luftojnë në mënyrë të përditshme për jetën, në vend të prisnin mbështetje më të madhe, qeveria “gjasme e majtë” iu përgjysmon jetën!
Me poshtë disa Fakte!
FAKT/ Çdo STUDENT me Talasemi për ciklin e plotë të studimit+ 1 vit MERRTE 30.000 lekë.
SOT, Studenti MERR 15.000 lekë vetëm për ciklin e plotë( 1 vit shtesë e kanë hequr). 📉
FAKT/ Çdo GJIMNAZIST me Talasemi MERRTE 20.000 lekë.
SOT GJIMNAZISTËT MARRIN VETËM 15.000 lekë.
E ngrita këtë shqetësim edhe në komision, në dëgjesën në Ministrinë e Shëndetësisë por nga ta nuk pati asnjë përgjigje!
Rilindja e ka kthyer në model pune grabitjen e atyre që janë në hall, atyre në nevojë, dhe dhënien pa të drejtë të parave të taksapaguesve tek miqtë e qeverisë.
Njerëzit e thjeshtë varfërohen, ndërkohë që miqtë e qeverisë pasurohen padrejtësisht në kurriz të tyre. 💵 ❌
Largimi i Edi Rames dhe rrëzimi i qeverisë së tij, e vetmja rrugë për rikthimin e shtetit në shërbim të njerëzve të thjeshtë!No automatic alt text available.No automatic alt text available.