Shpallje

Këngëtari Eugent Bushpepa ka qenë i ftuar mbrëmjen e kësaj të hëne në Opinion për të komentuar festivalin europian të këngës.

Ai në diskutimin me moderatorin Blendi Fevziu foli mbi incidentin e krijuar me këngëtaren shqiptare që përfaqësonte Qipron.

Sipas Bushpepës foto që kishte bërë me këngëtaren Eleni Fourira duke bërë me duar simbolin e Shqiponjës, kishte ngjallur shumë reagime.

Ajo fotografi i hapi avaze. Ajo nuk u shqetësua aspak. Në fakt unë i kërkova falje që e publikova dhe ajo madje shumë mirë ke bërë që e kë lënë sepse ata të Qipros tentuan që të hiqnin fillimisht fotografinë. Ata donin ta hiqnin sepse nuk donin që performanaca të merrte një konotacion negativ. Por ajo kërkoi që të mos hiqet fotografia sepse tha që jam e lumtur për prejardhjen time”, u shpreh Bushpepa.