Shpallje

Një incident ka ndodhur në Tiranë ku gjatë një aktiviteti në Muzeun Historik është hequr stenda e Çamërisë.

Këtë gjë e deklaron një nga aktivistët e shoqatës Çamëria ku shkruan:
Sabi Çela-Pak minuta më parë ishim me aktivistë të Shoqatës Çamëria e aktivistë të PDIU, me z.Shpëtim Idrizi e znj.Mesila Doda, aty ku “u vra” Çamëria edhe një herë tjetër, brenda Muzeut Historik Kombëtar. Ishin përfaqësuesit e botimeve greke që kërkuan heqjen e stendës Çame në ekspozitën e librit, dhe morën menjëherë aprovimin nga administrata e muzeut.

Është turpi më i madh që Çamëria vazhdon sulmohet edhe në mes të Shqipërisë, në mes të Tiranës, ngjitur me sheshin Skëndërbej, brenda Muzeut Historik Kombëtar. Dhe më e keqja është se ky ndikim vjen nga qarqet Greke.

Sa të jemi gjallë, do i dalim në mbrojtje kësaj çështjeje që akoma pikon gjak!

Më poshtë do të gjeni foton ku po heqin banderolën “I ♥️ Çamëria”… Turp!