Shpallje

Ditën e sotme është vënë në prangat e Policisë së Elbasanit shtetasi Klemend Xhaferri.
Ai është arrestuar në lagjen 5 maj të këtij qyteti i akuzuar për armëmbajtje pa leje.
Xhaferri konsiston me precedent penal. 36-vjeçari është një nga personat që u arrestua më 18 shtator të vitit të kaluar pas incidentit të rëndë me policinë te Tregu Agro Ushqimor në lagjen “Dyli Haxhire” ku u godit nga një automjet i blinduar makina e Gjergji Oshafit ,zv.Drejtorit të Policisë së Elbasanit.
Ai, ishte personi që drejtonte makinën luksoze Ranger Rover me targa AA 040 OJ me vlerë 100.000 Euro, bllokimi i se ciles u be shkas per perplasjen me policine.