Shpallje

Një rast i padëgjuar më parë është publikur ditën e sotme në ‘Dosjen Investigative’ në Channel One të gazetarit Elio Laze.
Bëhet fjalë për një nga kompanitë taksi në Tiranë e quajtur ‘Green Taxi’. Prej disa kohësh kësaj shoqërie i janë dedikuar disa vende parkimi në rrugët e Tiranës tek të cilat mund të parkojnë vetëm automjetet e kësaj kompanie dhe jo sic është parashikuar nga rregullat për vendet e qëndrimit të taksive.
Mbi të gjitha këto automjete parkojnë mbi vizat e bardha, aty ku Policia Bashkiake nuk lejon kurrësesi qendrimin për asnjë moment.