Shpallje

Incidenti i djeshëm i ndodhur në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar ku u hoq posteri i Çamërisë ka ngjallur shumë reagime. Një ngjarje e pa pranueshme e cila ndodh në mes të Tiranës shënon ‘genocidin’ e rradhës për Çamërinë.

I pranishëm në këto ambjente, kreu i forumit rinor të PDIU-së Albano Idrizi është shprehur për Gazetën Ora se ky reagim vjen si pasojë e një servilizmi shumë vjeçar ndaj palës greke.

Si e komentoni incidentin e djeshëm të ndodhur në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar, aty ku punonjësit e këtij institucioni hoqën nga stenda e Çamerise tabelën identifikuese të ketij komuniteti?

Idrizi: Incidenti i djeshëm është turpi i radhës. Është një provokacion i ulët që ndodh ditën për diell në mes të Tiranës aq më tepër në institucionin e memories Historike Kombëtare, në muzeun kombëtar. Fatkeqsisht ky nuk është një incident i izoluar pasi kemi qenë dëshmitarë edhe të incidenteve të tjera në kufij apo gjetiu.
Duket se servilizmi shumëvjecar ndaj palës Greke ka arritur kulmin dhe ka trimëruar sëfundmi këta duke bërë turpe të tilla. Ne jemi duke ndjekur me shumë vëmendje dhe do të reagojmë me cdo mjet paqësor për të mbrojtur identitetin tonë. Askush nuk e nëpërkëmbë dot emrin e Çamërisë.